Mëlçia është një nga organet më të mëdha të trupit dhe luan një rol të rëndësishëm në shumë procese metabolike. Mbajtja e mëlçisë pastër dhe shëndetshme është një domosdoshmëri për shëndetin e përgjithshëm.
Ajo merr pjesë në procesin e tretjes së ushqimeve dhe ruajtjen e vlerave ushqyese, në largimin e toksinave nga trupi dhe një funksion i reduktuar i saj do të çonte në ndërtimin e indeve yndyrore toksike në trup.
Nëse keni këto shenja dhe ju shoqërojnë për një kohë të gjatë, atëherë mos i konsideroni si të parëndësishme, tregojnë për mosfunksionim siç duhet të mëlçisë:
– Lodhje kronike
– Letargji
– Ankth dhe ndjenë depresioni
– Probleme me tretjen
– Dhimbje koke
– Dhimbje kronik e muskujve
– Probleme me lëkurën
– Gazra
– Fryrje dhe dhimbje barku
– Diarre ose kapsllëk
– Çekuilibër hormonal
– Shtim në peshë.
Duhet të keni parasysh se kjo listë e simptomave nuk është gjithëpërfshirëse. Bëni mirë të eliminoni alkoolin, duhanin dhe yndyrnat.