20 korrik 2014 – Mungesa e seksit tek një femër ndonjëherë mund të jetë më shumë se i dukshëm nëpërmjet veprimeve dhe sjelljeve të ndryshme, nëse e zbuloni – përse të mos “i ndihmoni”. 

Humori i harmonishëm 
Shumica e femrave të cilat nuk e praktikojnë seksin vuajnë nga pagjumësia dhe prandaj gjatë ditës janë të përgjumura. Në të vërtetë, në këtë ndikon hormoni oksitocinë i cili tek femrat ndikon si qetësues, i cili lirohet gjatë orgazmës. 

Plakja e parakohshme 
Gjatë seksit lirohet edhe kolagjeni, i cili e bën femrën të duket më e re dhe i jep shkëlqim lëkurës. Për shkak të mungesës së kolagjenit, lëkura do të duket më e vjetër seç është dashur të jetë. 

Problemet me lëkurën 
Puçrrat dhe aknet në fytyrë shfaqen te femrat që kanë mungesë progesteroni, të cilin trupi e prodhon gjatë të bërit seks, sepse ky hormon e bën fytyrën më të pastër dhe lëkurën më të freskët. 

Sjellja armiqësore ndaj njerëzve të tjerë 
Femrat të cilat nuk janë seksualisht të kënaqura shpesh kanë qëndrim armiqësor ndaj të tjerëve, transmeton Telegrafi. 

Rezistencë e dobët ndaj dhembjeve 
Oksitocina është hormon i cili lirohet gjatë të bërit seks, ndërkaq ndikon si ilaç natyror kundër dhembjeve dhe ngërçeve, kështu që femrat të cilat nuk janë aktive seksualisht shpesh marrin ilaçe kundër dhembjeve, sepse kanë mungesë oksitocine. 

Imunitet të dobët 
Marrëdhëniet seksuale përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të organizmit dhe shtojnë numrin antitrupat virusalë për 30 për qind. 

Harresa 
Seksi ndikon në qarkullimin e gjakut dhe vetvetiu edhe në punën e mirë të trurit. 

Gjithmonë e pakënaqur me dukjen e vet 
Mungesa e seksit mbase më së shumti ndikon në vetëbesimin, andaj femrat të cilat nuk kanë marrëdhënie seksuale shpesh nuk kanë besim në veten dhe vazhdimisht janë të pakënaqura me dukjen e vet. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/