Mendimet tona “tradhtojnë” gjendjen tonë shpirtërore. Sado që duam të mohojmë dhe pretendojmë se gjithçka është në rregull, është mendja jonë ajo që na tradhton.
Edhe pse është relativisht e lehtë për ne të perceptojmë se kur dikush që na rrethon është në depresion dhe ka humbur ekuilibrin në jetën e tij, zakonisht është shumë e vështirë për ne ta kuptojmë kur na ndodh neve.
Nuk ndihmojnë as stereotipet që mbizotërojnë për një person që lufton me depresionin.
Një person depresiv mund të duket i trishtuar dhe i tërhequr, por mund të jetë edhe kolegu juaj i punës, mësuesi në shkollën e fëmijës tuaj ose arkëtari në supermarketin ku blini dhe asgjë në sjelljen e tyre nuk e tregon këtë.
Kur dikush pyetet nëse mendon se është në depresion, pothuajse gjithmonë do të japë një përgjigje negative.
Me fjalë të tjera, ne jemi shumë të mirë në artin e mashtrimit të vetvetes.
Ne vazhdojmë ose përpiqemi të vazhdojmë sikur asgjë ndryshe nuk po ndodh në jetën tonë.
E megjithatë ka disa shenja, mendime të caktuara që zbulojnë se jo gjithçka po shkon aq mirë sa do të donim të mendonim për veten tonë.
Se jemi të pashpresë dhe në dëshpërim, por insistojmë ta mohojmë atë.
Shkëputje nga gjërat që keni interes
Ju keni humbur kontaktin me atë që ka rëndësi për ju. Ndiheni të çorientuar për drejtimin e jetës suaj.
Ju keni humbur kuptimin dhe qëllimin tuaj, ndiheni të shkëputur nga ajo që ka rëndësi për ju.
Ndjeni boshllëk
Ekziston një hendek midis asaj që dëshironi dhe asaj që keni, mes asaj që jeni dhe asaj që dëshironi të jeni.
Ndërsa ky lloj boshllëku nuk është domosdoshmërisht i keq, ai mund të jetë një motivues për ndryshim, megjithatë mund të jetë gjithashtu tepër stresues, duke përkeqësuar dëshpërimin dhe pesimizmin për vetë jetën.
Ngarkoni veten me mendime negative
Ndërsa jeni nën stres dhe përpiqeni të shpjegoni se çfarë po ndodh me ju dhe pse, ju prireni të zgjidhni të gjitha shpjegimet negative dhe pesimiste që mendja juaj mund t’i mendojë dhe t’i vlerësoni ato si shpjegimet e vetme të disponueshme.
Ju jeni duke aktivizuar në njëfarë mënyre “vetë-ngarkimin” e negativitetit dhe pakënaqësisë.
Sjelljet destruktive
Për t’i shpëtuar mendimeve të errëta, ju drejtoheni në disa sjellje stereotipike për t’ju larguar si bixhozi, te abuzimi me ushqimin, alkoolin, drogën ose duhanin, dhe në rastin më të keq përpiqeni të lëndoni veten.
Mendimet
Jeni të bindur se për të ecur përpara ju duhet të hiqni qafe gjërat që ju bëjnë të ndiheni keq dhe zëvendësoni mendimet e negative me ato pozitive.
Ju supozoni se gjendja “normale” e njeriut është lumturia, dhe me siguri diku e keni gabim dhe keni faj që nuk jeni të lumtur. Dhe kjo mënyrë të menduari ju mbyll në një rreth vicioz që e përkeqëson situatën në mënyrë progresive.