Edhe pse ndonjëherë ndiheni të motivuar për të punuar apo për të përballuar sfidat e ditës, trupi juaj mund të kërkojë pushim, dhe nëse nuk ia jepni, pasojat janë të shumta.
Një nga shenjat kryesore është pagjumësia. Aktiviteti fizik i tepërt stimulon sistemin nervor dhe mund ta bëjë gjumin të vështirë. Ekspertët sugjerojnë 1-2 ditë pushim mes seancave fizike për rikuperimin e muskujve dhe për një gjumë më të qetë.
Gjithashtu, rrahjet e zemrës janë një tjetër tregues. Në qetësi, zemra e të rriturit duhet të rrahë 60-100 herë në minutë. Nëse ky ritëm është më i lartë edhe kur jeni duke pushuar, mund të jetë shenjë lodhjeje apo stresi të brendshëm.
Dhimbjet e trupit – kontraktime muskulore, dhimbje koke apo kyçesh – janë sinjale të tjera alarmuese. Ato shpesh lidhen me inflamacione që mund të lehtësohen me omega-3 apo medikamente si ibuprofeni.
Ndikim ka edhe oreksi. Në lodhje të theksuar, trupi humbet interesin për ushqim, gjë që çon në rënie të energjisë, temperaturës trupore dhe madje edhe në rënie flokësh apo marramendje.
Prandaj, dëgjoni trupin tuaj. Pushimi nuk është luks – është nevojë.