Tiranë, 1 qershor 2014 – Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise bashke me kreret e ortodoksise boterore ka mbledhur edhe krere te shtetit dhe feve te tjera ne vend.
Te pranishem ne ceremoni jane të pranishëm Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani; Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta; Kryeministri, z. Edi Rama shoqeruar nga bashkeshortja e tij Linda, Kryetari i opozitës, njëkohësisht dhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha etj.
Pjesemarres jane “Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, Vartholemeu I, me pjesëmarrjen e Fortlumturive të Tyre, Patriarkut të Jerusalemit, Theofilit; të Serbisë, Irineut; të Rumanisë, Danielit; të Kryepiskopit të Qipros, Krisostomit; të Athinës, Jeronimit; të Varshavës, Savës, si dhe të Kryepiskopit të Tiranës, Anastasit”.
Ne ceremoni kane bashkëmeshuar edhe Hirësitë e Tyre Mitropolitë, përfaqësuesit e Patriarkëve, të Aleksandrisë, të Antiokisë, të Moskës, të Bullgarisë dhe të Gjeorgjisë.
Gjatë persekutimit shumëvjeçar e të pareshtur të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (1967-1990), regjimi totalitar ateist shkatërroi një numër të madh kishash të shenjta ose i ktheu ato në magazina, kovaçhana, reparte ushtarake e qendra argëtimi.
“Madje në vitin 1965, Kisha Katedrale në sheshin qendror të Tiranës u shemb dhe në vend të saj u ndërtua një hotel pesëmbëdhjetëkatësh. Kompleksi i Kishës së re Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës së bashku me kishëzën “Lindja e Krishtit”, kambanoren dhe Qendrën Sinodike, është simboli i rindërtimit nga themelet në të gjitha fushat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nga viti 1991 deri sot”,– theksohet ne njoftim.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





