Kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, Emiriana Sako ka reaguar në lidhje me Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Përmes një mesazhi në rrjete sociale, Sako se kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës “ka një domethënie të shumëfishtë kombëtare, për të njohur traditën tonë të mikpritjes, bujarisë, zemërgjerësisë, altruizmit”

Postimi i plotë:

Gëzuar ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës!

Një vend i vogël si Shqipëria ka një shenjtore të madhe që është frymëzim për të gjithë botën. Shën Tereza ishte dhe do të jetë përjetësisht simbol i humanizmit, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë.

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës ka një domethënie të shumëfishtë kombëtare, për të njohur traditën tonë të mikpritjes, bujarisë, zemërgjerësisë, altruizmit.

Shenjtërimi i saj shërben për të zgjuar, ruajtur dhe kultivuar vlerat humane, për ta njohur, dashur dhe afruar Nënën Tereza në përditshmërinë tonë sepse Shën Nënë Tereza është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe.