Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me shira dhe përmbytje ka goditur Evian në Greqi.
Si pasojë e motit të keq, raportohet se dy persona kanë humbur jetën. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme dhe në Halkidha.
Viktimat janë dy të moshuar 85 vjeç që kanë gjetur vdekjen tragjike ne shtëpinë e tyre. Sipas grupeve të shpëtimit, u gjetën te mbytur nga ujërat e rrëmbyera që përmbyten disa fshatra.
Në operacionin e shpëtimit që ende vazhdon për banorët e tjerë marrin pjesë 72 zjarrfikës me 26 mjete, tre barka dhe një helikopter.
Sipas kryebashkiakut te fshatit Vasiliko, brenda disa orësh ujërat e lumit Lilas kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur disa fshatra.
Banorët kanë kërkuar ndihmë pasi ka ende dhjetëra shtëpi në të cilat uji ka mbuluar bodrumet apo katet e para.





