Organizuar nga Zyrja Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd, nën udhëheqjen e ambasadorit Jetish Jashari, u mbajt një ngjarje për të festuar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Shënimi i përvjetorit të 16 të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd ishte i veçantë, me simbolikë dhe shumë domethënës.
Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginë, Ardita Sinani, e cila poashtu ishte e pranishme në ceremoni tha se “njohja e realitetit nga kryeqendra e Serbisë për Republikën e Kosovës, do të jetë shans për demokratizimin e Serbisë”.
“Njohja e realitetit nga ana e Serbisë për Republikën e Kosovës dhe respektimi i parimit të reciprocitetit të të drejtave të pakicave në shtetet respektive, është garancë për paqe afatgjate të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Sinani.