Sot është shënuar viktima e 29 nga COVID-19 në Kosovë.
Klinika Infektive, QKUK njofton se ka humbur jetën një 63-vjeçare nga Rahoveci, e cila ishte shtruar në spital prej datës 3 maj dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM NGA KLINIKA INFEKTIVE-QKUK
Prishtinë, 12 maj 2020
Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje pacientja H.E.(1957) nga Komuna e Rahovecit.
Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e 29 në nivel vendi nga Covid-19 dhe e tetëmbëdhjeta në Klinikën Infektive nga kjo sëmundje.





