Në komunën e Prizrenit është zhvilluar një ceremoni solemne me rastin e 10 Qershorit, ditës kur u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Me këtë rast kryetari i kësaj komune Ramadan Muja, deklaroi se themelimi i organizatës politike nga rilindasit e shquar të përkrahur nga populli, më 10 qershor të vitit të largët 1878 në Prizren, ishte pika kulmore e përfaqësimit të interesave shqiptare pasi kanosej rreziku i aneksimit dhe copëtimit të tokave shqiptare nga armiqtë e shumtë.

Nail Dragaj, historiani nga Ulqini, u shpreh mes të tjerash se edhe atëherë, por edhe sot, janë fuqitë e mëdha, që vendosin për fatin e shqiptarëve, që këta të fundit të jëtojnë të ndarë në shumë vende. Propozimi i historianit Dragaj ishte që Prizreni dhe Ulqini të lidhen me ura bashkëpunimi