Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë në konferencën për shtyp tregoi shfirat e reja për 24 orët e fundit të personave të infektuar nga COVID-19.

Mes 20 rasteve të reja pozitive, nje prej tyre ishte person i riinfektuar duke shenuar keshtu rastin e pare në vendin tonë që dikujt i është kthyer virusi.

Personi i cili është riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, bëhet me dije se është pjesë e stafit mjekësor, i infektuar nga kontaktet familjare.

Gjendja e tij shëndetësore deri tani është e stabilizuar raportoi Dr. Flutra Beqo.