Sot shënohen 2 vjet nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Dy vjet nga agresioni ushtarak kundër Ukrainës, i cili kushtoi të paktën 400 mijë viktima në të dy frontet, Vladimir Putin është i bindur se mund ta fitojë luftën dhe kjo i detyron Shtetet e Bashkuara dhe Evropën të forcojnë, dhe jo të dobësojnë, mbështetjen për Kievin.

Bindja e Putinit përshkruhet nga ajo që po ndodh në terren: trupat ruse kanë pushtuar Avdiivkën pavarësisht mijëra viktimave të pësuar. Ish-presidenti Dmitry Medvedev thotë se është i sigurt se Kievi do të pushtohet. Municionet e Koresë së Veriut dhe raketat iraniane ushqejnë arsenalet e Moskës. Dhe Cari i Kremlinit mes ujrave të qeta shkon drejt rizgjedhjes në mars duke pilotuar super bombardues në lartësi të mëdha pasi pa kundërshtarin e tij kryesor, Alexei Navalny, të vdiste në burg.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian përballen me zgjedhjet e tyre mes rivalitetit politike dhe dobësimit institucional. Duke parë këtë skenar, pas 48 muajsh lufte, Putini lehtë mund të nxirret në përfundimin se ai po paguan për zgjedhjen strategjike për të transformuar dështimin fillestar të sulmit anti-ukrainas në një “luftë të gjatë” që synon të mbizotërojë brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Dy vjet pas luftës, duke sikur situate është në ngërç. Asnjëra palë nuk ka mjaftueshëm ushtarë, armë apo municione për të kaluar në epërsi, ndërsa negociatat duken ende larg.

Perëndimi ka ndihmuar vazhdimisht me armatimeve dhe ndihma ushtarake Ukrainën.

Disa ditë më parë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha liderëve të shteteve që të mos pyesin Ukrainën se kur do të përfundojë lufta, por të shtrojnë pyetjen përse Vladimir Putin është ende në gjendje që ta vazhdojë.

Gjatë këtyre 2 viteve luftime, Rusia ka shtënë në dorë dhe kontrollon Mariupolin, Donetskun e Luhanskun, si dhe Krimenë që e ka aneksuar në vitin 2014.