Një 50-vjeçar ka humbur betejën me COVID-19 duke e çuar në 30 numrin e viktimave me koronavirus në Shqipëri.
Ai ka qenë në reanimacion dhe ndërroi jetë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në spitalin e Infektivit.
Mësohet se ka ai ka pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkohë mbrëmë humbi jetën arkitekti i njohur durrsak, Hajdar Kovaçi, 72 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.





