Raportohet viktima e parë nga cunami që goditi plazhet e Majorkës dhe Menorkës këtë të martë duke shkaktuar panik në një nga vendet më të vizituara nga turistët gjatë sezonit veror.
Një turist gjerman, ende i paidentifikuar, baba i dy fëmijëve gjeti vdekjen para syve të fëmijëve dhe gruas së tij pasi e mori me vete vala masive e mini-cunamit.
Mësohet se viktima 52 vjeç, po ecte në një nga plazhet vetëm pak orë pasi cunami i frikshëm goditi qytetin port të Ciutadella.
Cunami ka përmbytur plazhet dhe baret si dhe ka frikësuar banorët dhe turistët e shumtë.