Zjarret masive që kanë përfshirë një pjesë të madhe të qarqeve të vendit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqet pyjore.

Ndërkohë, ditën e sotme situata është bërë edhe më tragjike, pasi në zonën e Gramshit është regjistruar viktima e parë nga flakët. Mësohet se viktima është një i moshuar. Sipas burimeve, 80-vjeçari ishte zënë me komshiun dhe nga inati kishte ndezur zjarr tek parcela e tij.

Ky veprim i kushtoi shtrenjtë, pasi i mori jetën po nga ana tjetër disa fshatra të Gramshit janë nën pushtetin e tymit dhe flakëve që arrijnë deri në disa metra.

Ministria e Mbrojtjes po vijon me evakuimin e banorëve në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie, ndërkohë që kërkon që banorët të bashkëpunojnë me autoritetet.