Shënohet viktima e parë si pasojë e zjarreve në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga policia kosovare, e cila sqaron se personi që ka ndërruar jetë është nga fshati Novoselë i Malishevës.

Raportohet se viktima ka ndërruar jetë nga asfiksimi, pasi kishte shkuar te stallat në pronësi të tij të kapluar nga flakët.

“Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, konfirmoi Policia e Kosovës, pa zbuluar identitetin e viktimës.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë intesivisht për të neutralizuar flakët.