Shënohet viktima e parë nga zjarret në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se një 59-vjeçare nga fshati Çellopek në Komunën e Staro Nagoriçanës, ka humbur jetën për shkak të flakëve ëq përfshinë banesën e saj.

Autoritetet bën të ditur se nga paniku, viktima ishte mbyllur në një dhomë të shtëpisë.

Ndërkohë kujtojmë që qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendjen e krizës në të gjithë vendin për 30 ditë, për shkak të situatës alarmante të shkaktuar nga zjarret.

Vendimi u miratua në bazë të nevojës së shfrytëzimit racional të burimeve nacionale dhe veprimit koordinues të të gjitha institucioneve të interesuara, për shkak të paraqitjes së madhe të zjarreve dhe parandalimit të përhapjes së tyre”, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Hoxha.