Është shënuar viktima e parë nga zjarret në Shqipëri.

Një burrë i moshuar ka humbur jetën në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër.

Mësohet se ai ka qenë në oborrin e shtëpisë dhe dyshohet të jetë asfiksuar nga tymi.

Ndërkohë gruaja e të ndjerit është në gjendje të rëndë, gjithashtu mësohet se janë asfiksuar dhe 10 qytetarë.