Partizani dhe Teuta u ndanë në barazim 1-1 në sfidën e luajtur në stadiumin “Arena e Demave”. Mesfushori i Teutës, Matias Lloci, shënoi golin e barazimit 1-1 në duelin ndaj Partizanit, duke i dhuruar skuadrës së tij një pikë të rëndësishme. 24-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 95-të.
Në prononcimin e dhënë Lloci deklaroi: “Në fund të ndeshjes ka presion, mendoj që sot kemi humbur 2 pikë, sepse ishim më mirë. Edhe në Elbasan meritonim më shumë se 1 pikë. Penalltia dhe mbulimi i Rrapajt, i vlerësoj të dyja.
Tani jam i fokusuar te Teuta. Kemi objektiv TOP 4. Teuta më ndihmon për të kapur formën. Me Bylisin ishte ditë e zezë për ne, ishte shumë e vështirë, tani kemi bërë 2 ndeshje shumë të mira, me Elbasanin edhe me Partizanin, duhet të vazhdojmë kështu”, u shpreh Lloci.