Lorenco Vila, ishte heroi i Teutës, në sfidën ndaj Skënderbeut të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Me golin e tij, talenti durrsak i dha 3 pikë të arta, skuadrës së drejtuar nga Renato Arapi. Vila u shpreh:
3 GOLA NDAJ SKËNDERBEUT- Jam i lumtur për golin dhe 3 pikët. Skënderbeu sikur më sjell fat. I kam shënuar 2 gola në Kamzë. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të rikthehemi aty ku e meritojmë.Vinim nga një periudhë rezultatesh negative. Fitorja në Korçë na dha qetësi, shpresoj të na japë dhe kjo dhe t’i marrim ndeshjet një nga një.
ASISTI I PEPOSHIT- Peposhi dha një kros fantastik, e falënderoj. Është një djalë i ri që do të na ndihmojë shumë.
PRITSHMËRITË- Vjet kam dhënë kontribut maksimal që u shpallëm kampion, këtë vit e nisa me dëmtim. Kur u ktheva e pata vështirë të merrja veten. Në janar kam qenë me gjendje gripale dhe nuk kam bërë aq mirë. Shpresoj që tani të ndihmojë sa më shumë ekipin.