Një futbollist normal, i panjohur në futbollin elitar, thyen rekordin e Cristiano Ronaldos!

Lajmi është ky: Bevis Mugabi, futbollist ugandas që luan për Motherwellin në Premiershipin skocez, ka kërcyer me tepër se CR7 në momentin e shënimit të një goli ndaj Sampdorias. “Ylli” portugez ka kërcyer 71 centimetra mbi tokë, duke arritur një lartësi prej 2.56 metrash.

Ndërkohë Mugabi, një mbrojtës qendror, i gjatë 1 metër 87 centimetra, arriti 2.62 metra për të shënuar golin e fitores së ekipit të tij në Ross County, me ndeshjen që përfundoi 1-2.

Futbollisti nga Uganda, përveç rekordit të lartësisë së arritur në kohën e goditjes me kokë, gjithashtu arriti të kapërcejë lartësinë nga toka të CR7, duke u hedhur 75 centimetra.