Autori i golit të tri pikëve në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Teutës tregoi emocionet. Ai tha se durrsakët morën një fitore shumë të rëndësishme dhe tani duhet të vazhdojnë të luajnë në këtë mënyrë edhe në sfidat e ardhshme.

“Jam shumë i lumtur për fitoren e arritur në Vlorë. Ishim përgatitur për një ndeshje të vështirë, por fatmirësisht arritëm të merrnim 3 pikë që janë shumë të vlefshme ndaj një kundërshtari si Flamurtari, i cili është rival direkt për mbijetesë. Sot kam shënuar një gol që do ta mbaj mend gjatë, sepse na dha 3 pikë të arta.Mendoj se ishim më mirë në çdo aspekt dhe zhvilluam një lojë të bukur. Kjo gjë u shpërblye me golin e shënuar në fund. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të ecim me kokën lart drejt ngjitjes në tabelë. Ne po luajmë shumë mirë gjatë javëve të fundit dhe të mos ndalemi këtu”,- tha Cmajcanin.