Shqipëria ka startuar para pak minutash premierën e saj në kualifikueset “Rusi 2018”. Të shpërngulur tashmë në Shkodër, në mitikun e rikonstruktuar “Loro Boriçi”, kuqezinjtë presin në derbin ballkanas Maqedoninë. Eksperienca unike e fituar në Francë e sheh Kombëtaren më të favorizuar, 1,62 kuptohet një fitore e mundshme e Shqipërisë në sfidën e sotme.

Edhe pse statistikat flasin dukshëm në favor të Maqedoninë, 4 fitore, tre barazime dhe vetëm një humbje për fqinjët tanë, një fitore e mundshme e tyre kuptohet me koeficientin 7,5.

Ndërkohë që në minutën 09-Shqipëria ka shënuar golin e saj të parë, autor i të cilit ishte Armando Sadikaj, që ka çuar në delir tifozët kuqezi.