Shërbimet publike të ofruara në formë dixhitale nga institucionet qendrore për biznesin nuk kanë avancuar me të njëjtat ritme edhe tek vendorët.
Sekretariati i Këshillit të Investimeve vëren se me përjashtim të e-lejeve që është i integruar në sistemin qendror pjesa e vendorëve mbetet in “Shërbimet administrative vendore për biznesin kanë një hendek të madh për nga pikëpamja e digjitalizimit krahasuar me shërbimet administrative të institucioneve të qeverisjes qendrore.
Me përjashtim të disa rasteve sporadike (si e-lejet), digjitalizimi është pothuajse inekzistent edhe pse “Strategjia e Decentralizimit” e ka identifikuar digjitalizimin e shërbimeve vendore si një nga shtyllat e saj prioritare” thuhet në parashtrimin e Sekretariatit. Në këtë kontekst rekomandohet që së pari të bëhet qartësim ligjor dhe institucional për koordinimin dhe implementimin e procesit të digjitalizimit të shërbimeve vendore.
“Kjo do të kërkonte bashkëpunimin midis agjencive në nivel qendror (AKSHI, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Agjencia për mbështetjen e vetëqeverisjes vendore, QKB) dhe bashkive (në nivel shoqatash) për të krijuar një mekanizëm koordinues” thuhet në rekomandimet e bëra sa i takon përmirësimit të cilësisë së shërbimeve publike të dixhitalizuara ndaj biznesit.
Së dyti nënvizohet një proces harmonizimi, kategorizimi, kodifikimi dhe riinxhinerimi të shërbimeve vendore të identifikuara dhe përcaktuara në nivel vendor. Inventarizimi i plotë i shërbimeve administrative vendore është një proces i domosdoshëm duke pasur parasysh që bashkitë kanë autonomi në “krijimin” e shërbimeve.
“Bazuar në një analizë fillestare, do të rekomandohej prioritizimi i grupit kryesor të shërbimeve që janë “të harmonizuara” për të gjitha bashkitë (kanë të njëjtën natyrë dhe kërkesa) dhe të kalojnë në një proces ri-inxhinerimi dhe digjitalizimi të aplikueshme për të gjitha bashkitë. ekzistente dhe për këtë duhet të ketë vëmendje të rritur në funksion të përmirësimit” thuhet në matricën e rekomandimeve.
E njëjta ndalet gjithashtu tek shërbimet publike të institucioneve qendrore ku nënvizon se duhet të ketë institucionalizim të procesit të ri-inxhinierimit dhe derregullimit dinamik të shërbimeve publike administrative të ofruara nga institucionet qendrore për biznesin.
“Procesi i riinxhinierimit dhe derregullimit të shërbimeve në përgjithësi por sidomos shërbimeve ndaj biznesit në veçanti, duhet të ketë një fokus të përqendruar dhe qasje të integruar përmes një strukture të veçantë, e cila të kishte në vëmendje në mënyrë të qëndrueshme përmirësimin e standardit të shërbimeve duke propozuar dhe ndjekur zbatimin e propozimeve përmes zgjidhjeve inovative dhe eficiente. Kështu do të shmangeshin ndërhyrjet ad-hoc dhe jo të integruara” thekson Sekretariati i Këshillit të Investimeve./ MONITOR