Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës zhvilloi një takim sensibilizues në bashkëpunim me Qendrën Komunitare “Sot për të ardhmen” dhe me gra të dhunuara që janë gjithashtu persona nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës.

Aktiviteti u organizua nga drejtuesja e Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Durrës, R. Hoti, në bashkëpunim me stafin, me qëllim përcjelljen e mesazhit të mbështetjes, respektit dhe fuqizimit të grave për një të ardhme më të mirë.

Gjatë takimit u ndanë përvoja dhe u theksua rëndësia e mbështetjes sociale, e besimit në vetvete dhe e mundësive për një fillim të ri për gratë që përballen me situata të vështira.

Sipas organizatorëve, çdo hap drejt ndryshimit dhe integrimit në shoqëri është një hap i rëndësishëm drejt një jete më të qëndrueshme dhe më të sigurt.