Në kuadër të festave të fundvitit, Shërbimi i Provës Durrës zhvilloi vizita pranë Qendrës Ditore të të Moshuarve dhe Shtëpisë së Foshnjës në Durrës, duke përcjellë mesazhe solidariteti, respekti dhe kujdesi social. Gjatë takimeve u theksua rëndësia e vëmendjes institucionale të shoqëruar me humanizëm, si për të moshuarit ashtu edhe për fëmijët, si një vlerë thelbësore për një shoqëri më të ndjeshme dhe gjithëpërfshirëse.









