Në kuadër të projektit “Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të transportit rrethqytetas në Bashkinë e Durrësit” nga qendra “Konsumatori Kombëtar”, është zhvilluar një takim në ambjentet e kampusit universitar “Aleksandër Moisiu”.

Ky aktivitet është financuar nga “Lëviz Albania” dhe pjesëmarrës në të ishin edhe përfaqësues të pushtetit vendor edhe studentë. Në fokus të këtij takimi ishte monitorimi i transportit publik në përmirësimin e tij përmes projekteve. Ersida Teliti, drejtore e qendrës së konsumatorëve, në fjalën e saj tha qëllimi i monitorimit të linjave të trasnportit në qytetin bregdetar është rritja e cilësisë së shërbimit të këtij transporti në Durrës.

Përfaqësuesja e “Lëviz Albania”, Oriada Tare, u shpreh se ky monitorim vjen për herë të parë për Durrësin në një moment të rëndësishëm për qytetin.

Në qendër të këtij projekti është monitorimi i tre linjave të transportit urban Durrës-Currila-Durrës, Durrës-UAMD-Durrës dhe Durrës-Plepa-Durrës.

Monitorimi ka të bëjë me korrektesën e orarit, higjenës, infrastrukturën dhe vendeve të posaçme për personat me nevoja te veçanta si dhe sjellja e faturinove kundrejt udhëtarëve.

K.H.