Aleati i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin duket se ka probleme shëndetësore. Shërbimi sekret ukrainas bën me dije se lideri çeçen Ramazan Kadyrov është në koma.
Përfaqësuesi i shërbimeve sekrete të Kievit, Andriy Yusov ka thënë se shëndeti i Kadyrov është përkeqësuar ditët e fundit.
Disa ekspertë argumentojnë se Rusia mund të përpiqet të ruajë stabilitetin në rajon duke emëruar një pasardhës të besueshëm, ndërsa të tjerë kanë frikë se situata mund të çojë në rritjen e tensioneve dhe jostabilitetit.
Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje për sëmundjet që e çuan udhëheqësin çeçen në këtë gjendje.