Sherif Kallaku bëri debutimin e tij në kampionatin kroat. Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 54-të në humbjen e thellë 6-0 që Lokomotiva Zagreb pësoi nga Dinamo Zagreb.

Ish-lojtari i Teutës në Superligën shqiptar është shprehur mjaft i lumtur për këtë debutim, por jo për rezultatin e ndeshjes.

“Shumë i lumtur për debutimin tim, por për fat të keq jo rezultatin e pritur. Kokat lart për sfidat e ardhshme”, shkruan Kallaku në postimin e tij në Instagram.