Një ndërhyrje e rëndë në fillimin e takimit mes Laçit e Teutës krijoi ankth për gjendjen e Sherif Kallakut. Xhixha, me një goditje të ashpër, i rrezikoi ndoshta edhe karrierën mesfushorit të skuadrës bregdetare, i cili për fat të mirë nuk pati pasoja drastike. Disa ditë më vonë Kallaku nuk ka asnjë hatërmbetje ndaj 20-vjeçarit me të cilin ndanin të njëjtën skuadër sezonin e shkuar, përkundrazi e ka pranuar pa asnjë problem ndjesën e Xhixhës.
Nuk kam menduar kurrë se mund të ishte e qëllimshme. Ishte ndërhyrje që i përket futbollit, është e kaluar. Kam patur komunikim me të, më ka kërkuar falje dhe nuk besoj se ka qenë e qëllimshme.Teuta e mbylli në rritje fazën e parë, duke siguruar dy fitore radhazi. Për mesfushorin nga Fushë Kruja më shumë rëndësi se gjithçka ka fakti që skuadra po tregohet e qëndrueshme në fazën mbrojtëse.Është shumë pozitive, sepse më e rëndësishme në futboll është të mos pësosh, sepse goli vjen gradualisht.
Shpresoj ta mbajmë këtë ritëm.Sfida e radhës do të jetë ndaj Flamurtarit, një përballje e vështirë, por që nuk ndryshon synimet maksimale të “Djemve të Detit”.E njoh kundërshtarin, ka cilësi. Do të kërkojmë fitoren, pastaj gjithçka tjetër t’ia lëmë fushën.
Ndërthurja mes të rinjve dhe futbollistëve me përvojë po funksionon te Teuta. Objektivi përfundimtar nuk ka ndryshuar, Kallaku kërkon pjesëmarrjen në Europë me fanellën blu.Kemi lojtarë me eksperiencë që na ndihmojnë. Objektivi ka qenë pjesëmarrja në kupat e Europës, por duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një.





