Moderatorja Einxhel Shkira ka thyer krahun teksa po organizonin një lojë me banorët e tjerë të “Big Brother VIP”. Nga produksioni është mësuar se Shkira është dërguar në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe i është nënshtruar një operacioni.
Ajo do të qëndrojë në spital nën kujdesin e stafit mjekësor, dhe nga raportimet thuhet se gjendja e saj është e mirë.
Ndërkohë produksioni ka njoftuar se gjatë qëndrimit të saj në spital Einxhel Shkira do të jetë e monitoruar nga kamerat duke qenë gjithmonë transparent me publikun.
Pas kësaj ngjarje kanë reaguar edhe personazhe të ndryshëm publik duke përfshirë këtu dy ish-banorët e “Big Brother VIP” Sarah Berisha dhe Dj Dagz.
Blogerja e njohur ka përdorur llogarinë e saj në Instagram për të mbështetur mikeshën e saj duke i uruar shërim të shpejtë.
“Të gjithë me dimë se sa e fortë je ti. Shërim të shpejtë o dhëmbë-lepur”, ka shkruar ajo bashkëngjitur fotos ku shihen ajo dhe Beniada duke përqafuar moderatoren.
Ndërkohë i dashuri i Shkirës ka ripostuar në Instagramin e tij personal postimin e faqes zyrtare të “Big Brother VIP” ku bën me dije për gjendjen shëndetësore të saj.
Edhe PM i ka uruar shërim të shpejtë Eixhel duke postuar një foto të saj me mbishkrimin ‘bëhu e fortë motër’.
Kujtojmë se Einxhel dhe DJ Dagz nisën një romancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri duke u bërë një nga çiftet më të pëlqyer për publikun.