Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se një tjetër infermiere ka fituar betejën ndaj koronavirusit.

Manastriliu shkruan në Facebook se çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar.

POSTIMI I MINISTRES

Çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar për ne. Ndaj më gëzon fakti se edhe 1 infermiere është shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP

Shkon në 22 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga #COVID19

Deri tani 131 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19

#FORCA