Mbrëmë gjatë orës 23:20 një person i moshës 22 vjeç është vrarë në fshatin Bresalc të Gjilanit. Policia për këtë rast e ka arrestuar një person, ndërkohë që i dyshuari kryesor i njohur për policinë gjendet në arrati. Rasti mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Sipas Ismet Hashanit, në emergjencën e Gjilanit pa shenja jete është dërguar i riu tashmë i ndjerë F.A. i lindur në vitin 1996, raporton Gazeta Express.
Ai ka bërë të ditur se policia në vendin e ngjarjes ka arritur ta konfiskojë një veturë.
Hashani tha se ende nuk dihen motivet e vrasjes.