Policia e Durrësit ka nisur hetimet mbi një konflikt që ka degjeneruar në rrahje dhe ka shpallur në kërkim 3 persona.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur një ditë më parë, në një lokal në Maminas.

Sipas hetimeve të zhvilluara deri tani është zbuluar se shtetasit A.H. dhe D.S., 23 dhe 25 vjeç, banues në Vorë dhe Tiranë, kanë goditur me mjete të forta brenda në një lokal dy 22-vjeçarët E.L. dhe E.D., banues në Shënvlash dhe Rrashbull.

Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Por përveç dy dhunuesve, në kërkim është shpallur edhe shtetasi E.L., 27 vjeç, banues në Manzë, i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzim krimi”.