Djemtë e dy politikanëve deputetit Tom Doshi dhe ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasi janë shoqëruar mbrëmjen e së shtunës në Komisariatin Nr. 2 pas konfliktit me një nga bodigardët e një lokali në zonën e ish- Bllokut në Tiranë.

Dy të rinjtë R. B. 18 vjeç dhe J.D. 16 vjeç u konfliktuan me grushte me bodigardin e lokalit ‘Tao’ në ish-Bllok.
 
Pas njoftimit, ka mbërritur në vendngjarje policia duke shoqëruar në Komisariat dy të rinjtë për të sqaruar shkaqet e përplasjes fizike me bodigardin.

Por duke qenë se nuk ka pasur asnjë kallëzim nga bodigardi, dy të rinjtë janë lënë të lirë nga policia.