Pak pas mesnatës, në një lokal në fshatin Berdicë të Shkodrës është regjistruar një konflikt mes disa personave, që ka degjeneruar deri në shtëna me armë.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, ku nga konfikt i çastit për motive të dobëta ka mbetur i dëmtuar shtetasi F. F. 34 vjeç, banues në Shkodër.
Pasi kanë dalë nga lokali, këta persona kanë thyer xhamat e parë të dy mjeteve të cilat ndodheshin në parkingun e lokalit.
Njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në ajër dhe është larguar së bashku me personat e tjerë me automjetet e tyre.
Efektivët e policisë kanë mundur të identifikojnë njërin nga autorët, shtetasin A. K. 32 vjeç, banues në Lezhë.
Po punohet ndërkohë për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.





