Një mbrëmje e tensionuar në “Ferma VIP” ka sjellë përplasjen më të fortë deri tani mes Albës dhe Anduelit. Debati nisi pas një sjelljeje që, sipas Albës, ishte fyese dhe e papërshtatshme.
E revoltuar, ajo e akuzoi Anduelin për mungesë respekti ndaj grave:
“Burrë i martum i thot vetes… I hedh sytë aty ku nuk të takon! Mendon se është e lehtë për një femër diçka e tillë?”
Alba pretendon se ai i kishte hedhur shikime të pahijshme dhe e kishte tallur teksa ajo po stërvitej. Andueli i mohoi akuzat dhe u shfaq i qetë, por kjo nuk e ndali shpërthimin e Albës, e cila zgjoi pjesën tjetër të fermerëve për t’i përfshirë në debat.
Më pas, Alba u tërhoq e vetme në dhomën e fakirit, ku shpërtheu në lot, e prekur nga situata dhe sjellja e kolegut të saj.