Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në shkollën e Shënvlashit të Durrësit, ku janë përfshirë disa fëmijë.

Burime nga ZVA dhe Drejtoria e Policisë së Durrësit thanë për “DurrësLajm” se asnjë person nuk ka shkuar në spital, por vetëm një 15-vjeçar ka mebtur i dëmtuar lehtë.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës dhe i kanë shoqëruar të miturit në ambientet e Komiariatit të Policisë, për veprime të mëtejshme.