Dy të rinj janë konfliktuar mbrëmjen e sotme me njëri-tjetrin në qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i plagosur me thikë njëri prej tyre.
Përplasja fizike mes tyre raportohet se ka ndodhur pranë kishës Ortodokse.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të konfliktit.