Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30 në zonën e Yrshekut mes disa personave.
Gjatë sherrit dyshohet se janë përdorur sende të forta dhe thikë.
Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt.