30 prill 2015 –Që të jemi të sinqertë, askujt nuk i pëlqen të pësojë gola, vërtet askujt.
Gjithsesi kjo nuk e justifikon aspak sjelljen e këtyre dy lojtarëve të ekipit brazilian Placido de Castro, të cilët pasi pësuan golin e pestë kundër Rio Branco, zgjodhën që dufin nga humbja t’ia nxirrnin njëri-tjetrit.
Sherri mendohet se nisi pasi njëri prej tyre fajësoi tjetrin për golin e radhës dhe kaq ka mjaftuar që situata të degjenerojë në kaos. Paradoksale në fakt sepse në shumicën e rasteve, sherret në fushë ndodhin mes lojtarëve kundërshtarë, por ja që ka edhe kështu. Ajo që e bën edhe më të çuditshme situatën është indiferenca e lojtarëve të Rio Brancos, që e ndjekin me sy dhe nga larg sherrin. Përsa i përket rezultatit, Placido de Castro e humbi këtë takim të ligës Acreano në shifrat 5-2.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





