Një sherr mes disa personash ka ndodhur pasditen e sotme në Përmet, ku një 63-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Kosta Xhallo, i cili është qëlluar me leva në kokë.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit shumë pranë komisariatit të policisë. Pas ngjarjes, 63-vjeçari u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës.
Nga informacionet paraprake, kanë mbetur të plagosur edhe persona të tjerë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.





