Një person raportohet se është vrarë ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një konflikti mes një grupi të rinjsh.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Borsh të Sarandës. Mësohet se te rinjtë janë grindur mes tyre e më pas sherri ka përfunduar duke përdorur armë të ftohta.

Si pasojë  e plagëve të marra nga goditja me thikë ka mbetur i vrarë një 31-vjeçar me inicalet P.B., ndërsa tre të tjerët kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave, një 24-vjeçar me inicialet E.O është në gjendje më kritike për jetën.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur më tej atë çka ndodhi mes të rinjve.