Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur në zonën e Plazhit në Durrës, pas një sherri me një 20-vjeçar, të dy banues në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në lagjen nr. 13, ku ka mbetur i plagosur në shpinë shtetasi R. K. 19 vjeç.

Policia e Durrësit thotë se autori i kësaj ngjarjeje është Ervin Haku 20 vjeç, i cili e ka qëlluar 19-vjeçarin me biçak në shpinë.

Sipas policisë, gjithçka ka ndodhur pas një konflikti çasti mes dy të rinjve, për motive të dobëta.

Autori është arrestuar në flagrancë, ndërsa për të dëmtuarin raportohet se ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj autorit 20-vjeçar rëndon akuza “Plagosja e rëndë me dashje”.