Një adoleshent ka mbetur i plagosur rëndë pas një konflikti me një bashkëmoshatarin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kastriot në Dibër brenda ambienteve të gjimnazit, ku i plagosur ka mbetur Erjon Hasi, 17 vjeç, i cili është goditur me sende të forta nga Vilson Meta.
Gjendja shëndetësore e të riut paraqitet mjaft e rëndë, ai është në rrezik për jetën, dhe pritet që të transportohet me helikopter drejt Tiranës.
Policia nuk ka dhënë ende detaje të tjera rreth rrethanave të ngjarjes.