Një sherr i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Shkozet, ku është dhunuar barbarisht një djalë i ri i moshës rreth 30 vjeç.

I plagosuri është transportuar në spital me autoambulancë dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake, “DurrësLajm” mëson se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autorët e ngjarjes janë ende të paidentifikuar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.