Mediat angleze raportuan për një episod tensioni mes Cecs Fabregas dhe Zlatan Ibrahimovic pas ndeshjes së të martës mbrëma në Paris, ku vendasit e fituan me rezultatin 2-1.
Gjatë ndeshjes, sulmuesi suedez iu ishte drejtuar lojtarëve të Chelsea-t me fjalë që, siç raportohet, këtyre të fundit nuk u kanë pëlqyer aspak, ndërsa mësohet se edhe në përfundim, para se Ibra t’i drejtohej këndit të mediave, ka lëshuar disa fjalë të tjera po ndaj lojtarëve londinezë. Me të dalë nga stadiumi, Fabregas i është drejtuar suediezit duke i thënë se “ti flet shumë”, por Ibra nuk i ka kthyer asnjë përgjigje duke e injoruar mesfushorin spanjoll të “bluve”.
I gjithë episodi ka ndodhur përpara syve të një gazetareje spanjolle, Sussana Guasch të kanalit televiziv “Antena 3”. Ajo ishte e para që kishte raportuar për këtë incident, ku kishte thënë se pjesë të stafit të Chelseat e kishin marrë mënjanë Cescu-n i cili kërkonte me patjetër një sqarim nga Ibra.