Një 22-vjeçar rom ka gjetur vdekjen, pasi u godit me thikë në zemër nga një shqiptar.
Krimi i rëndë ka ndodhur natën e shkuar rreth orës 23:30 në Alba Adriatica, në provincën e Teramos në Itali. Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa,
Viktima i identifikuar si Manuel Spinelli, i cili i përkiste komunitetit rom, ndodhej jashtë një lokali nate së bashku me disa miq, kur ka shpërthyer një zënkë e dhunshme me një grup shqiptarësh.
Në këtë moment, një shqiptar 24-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka nxjerrë thikën duke e goditur të riun në zemër.
Mediet italiane raportojnë se ai u nis me urgjencë drejt spitalit, por ndërroi jetë pak minuta më vonë. Ndërsa shqiptari u arrestua pak pas ngjarjes.
Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve italiane, dyshohet se shkak mund të ketë qenë xhelozia për një vajzë. Megjithatë nuk përjashtohen edhe pistat e tjera.





