Të ftuar në #dritaremeRudinën Grida Duma dhe Mirela Kumbaro kanë debatuar ashpër me njëra tjetrën për shumë çështje që i ndajnë partitë që ato përfaqësojnë.

Grida: Nuk mund t’i themi faleminderit dikujt që thoshte le të mos vijë opozita po të dojë? O keni qenë të dobët dhe të ulët? Për herë të parë kishim një situatë ku pati kriminalitet në rritje në pushtet.

Kumbaro: Unë ta kuptoj hallin, por nuk ta zgjidh dot.

Duma: Metafora me zgjidhje nuk ta kërkoi kush? Nëse do të kuptoj ty hallin dhe kaloj…

Kumbaro: Në respekt të hapësirës publike më lër të përgjigjem.  Nuk besoj se ka pasur ndonjëherë kryeministër që ka pasur mbështetje më të madhe ndërkombëtare.

Duma: Kaq subjektive nuk mendoj se është thënë ndonjëherë. Koha televizive është për argument. Moderimin e bën Rudina, debatin e ke me mua.. Nuk është batutë sa vite keni qenë ju pedagoge?

Kumbaro: Unë kam qenë 30 vite. Mos rrëshqasim në një banalitet.

Duma: Spekulimi nuk është argument.

Kumbaro: Me respekt të lutem mos më ndërprit.