Një sherr masiv mes të rinjve është regjistruar pak minuta më parë në bulevardin “Epidamn”, në Durrës.

Siç duket nga pamjet filmike që po publikon DurrësLajm, në vendngjarje vihet re prezencë e shtuar e policisë, ndërkohë që ka mbërritur edhe ambulanca, pasi fillimisht është raportuar se ka pasur një të ri të plagosur me thikë. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se njëri nga të rinjtë ka nxjerrë një thikë, me të cilën ka plagosur dy nga personat e përfshirë në sherr. 

Ndërkohë burime policore bëjnë të ditur se dhuna mes të rinjve ka qenë vetëm fizike dhe nuk janë përdorur thika apo sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në një orar kur në zonë ka një qarkullim të dendur kalimtarësh, shumë prej të cilëve e kanë parë nga afër sherrin masiv mes të rinjve.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë që nuk dihet ende nëse ka apo jo të shoqëruar për ngjarjen.